20 March 2018
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 15 mars 2018, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të Ankesave dhe ka emëruar z.ILAZ RUDAKU, për anëtarë të Bordit për Ankesa, me mandat 3 vite, siç parashihet me nenin 40, paragrafin 1, të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në.
Me emërimin e z. RUDAKU, Bordi i Ankesave është në përbërje të plotë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE