Të licencuarit
2275 - Lajmi_i_plot | KPM

DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT

03 May 2017

Me rastin e 3 majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Komisioni i Pavarur i Mediave, rikujton rëndësinë që ka respektimi i kësaj vlere thelbësore të sistemeve demokratike e që kontribut të çmueshëm në krijimin e një shoqërie stabile, gjithëpërfshirëse, duke garantuar njëkohësisht qasje në informata dhe garantim të lirisë së shprehjes.

 

Në këtë ditë të rëndësishme të lirisë së shtypi, Komisioni i Pavarur i Mediave inkurajon të gjithë mekanizmat përgjegjës që të ofrojnë një qasje konstruktive në funksionalizimin e predispozitave që garantojnë aplikimin e pakufizuar të kësaj lirie themelore, që duhet të jetë e pacenueshme e mbrojtur dhe e garantuar. 

Pavarësisht sfidave e rasteve të kufizuara përjashtuese, Komisioni i Pavarur i Mediave konsideron se mediat në Republikën e Kosoves vazhdojnë të praktikojnë lirshëm të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me profesionalizëm dhe të jenë zë i fuqishëm dhe i saktë i së vërtetës, i cili  është kusht fundamental njerëzorë për një shtet demokratik. 

Rikujtojmë se Liria e shprehjes në Republikën e Kosovës është e garantuar me Kushtetutë, andaj garanton të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush. 

KPM angazhohet fuqishëm për media të lira dhe u bënë thirrje të gjitha institucioneve relevante të krijojnë ambient të përshtatshëm për zhvillimin e medias së lirë dhe pluraliste.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE