Të licencuarit
2278 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KATËRTË E KPM-së

30 March 2017

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 30 mars 2017, ka mbajtur mbledhjen e katërt me radhë për këtë vit, të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI. Në këtë mbledhje, KPM ka miratuar Raportin Vjetor për periudhën kohore janar-dhjetor 2016,  i cili i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtueshmëri me nenin 3 paragrafi 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në. Përveç miratimit të Raportit Vjetor , KPM ka diskutuar edhe për mbarëvajtjen e punës lidhur me përgatitjet e materialit tenderues, për shpalljen e tenderit publik për kanalet 46 dhe 58, siç përcaktohet në Shtojcën e Ligjit Nr. 05/L-027.

 

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA