Të licencuarit
2296 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE SHËNOI PËRVJETORIN E 10-TË TË THEMELIMIT

04 November 2016

Komisioni i Pavarur i Mediave ka shënuar  përvjetorin e 10-të të themelimit. Ky organizim u mbajt me datë 27 tetor 2016 në Hotel Grand prej orës 11:00 deri ne orën 13:00. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, pëfaqësues të subjekteve të licencuara, përfaqësues nga autoritetet rregullatore të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe dhe mediat.  

Hapjen e kësaj cermonie e bëri Kryetari i KPM z.Adnan MEROVCI. Në fjalën e tij të hapjes, z.MEROVCI prezantoi para pjesëmrrësve një rezyme të shkurtër të punës së KPM  që prej themelimit të institucionit e deri më tani.

Kryetari MEROVCI përmendi sfidat e ndryshme dhe problemet me të cilat është përballur KPM ndër vitet e rrugëtimit në zhvillimin institucional si dhe progresin e arritur  gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare në  ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve në kryerjen me sukses të misionit në rregullimin e funksionitmit të mediave dhe zhvillimit të industrisë mediale në përgjithësi.

Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua edhe znj.Xhevahire IZMAKU, deputete dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Media e cila përgëzoi KPM në përvjetorin e 10 të themelimit.

znj.IZMAKU foli për punën e insitucionit të KPM-së duke theksuar pozitivisht rezultatet, por edhe sfidat që e presin me një numër të vogël të stafit dhe buxhet minimal. Theks i veqantë u vu për misionin e KPM-së në procesin e digjitalizimit për të cilin tha që as Qeveria dhe as Kuvendi nuk  kanë ndarë fare buxhet. .Në fund znj.IZMAKU premtoi se do të mbështesë KPM në realizimin e misonit të rregullatorit të mediave, sidomos në plotësimin e kërkesave lidhur me buxhetin, për përfundimin me sukses të kalimit në transmetim tokësor digjital respektivisht zbatimin e Ligjit për Digjitalizimin e Transmetimeve Radio Difuzive Tokësore dhe Strategjisë për Kalim në Transmetim Digjital Tokësor.

Fjalim pati edhe nga  znj.Paivi NIKANDER, Zëvendës Shefe e Misionit të OSBE-së në Kosovë. znj.NIKANDER uroi KPM për përvjetorin e 10 të themelimit dhe për oganizimin ndërsa fjalimin  e vazhdoi duke folur për  misionin e rregullatorit të mediave, arritjet e KPM gjatë kësaj përiudhe 10 vjeçare, rolin e OSBE dhe bashkëpunimin ndër institucional në forcimin e kapaciteteve të KPM. Në fund të fjalës së saj, znj.NIKANDER shprehu gatishmërinë e OSBE për të vazhduar mbështejten për KPM.   

Fjalë rasti mbajti edhe znj.Dinka ZIVALJ, përfaqësuese e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila shprehu urimet e saj dhe të institucionit që përfaqsëon. znj. ZIVALJ gjithashtu foli shkurt për funksionin e një rregullatori të pavarur të mediave në bazë edhe të legjislacionit dhe praktikave të Bashkimit Evropian, punën e KPM deri tani dhe sidomos sfidat me të cilat po pëballet KPM me theks të veçantë në përfundimin e procesit të digjitalizimit. 

Mysafirë nderi ishin edhe përfaqësuesit nga Shqipëria dhe Maqedonia. Në fjalimin e tij përshëndetës  z. Gentian SALA, Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive të Republikës së Shqipërisë, uroi KPM për përvjetorin e dhjetëë të themelimit, duke shprehur dëshirën që KPM të përfundojë me sukses të gjitha sifdat që ka pasur deri më tani, duke filluar që nga mungesa e një objekti të institucionit, mungesa e buxhetit, numri i vogël i stafit, problemet me frekuencat në një pjesë të territorit të Kosovës, të cilat janë të uzurpuara nga Serbia që prej konferencës së ITU në vitin 2016, prej nga ka rrjedh edhe problemi me vonesat në digjitalizimin e transmetimit tokësor. Në fund z.SALA shprehu përkrahjen e fuqishme të institucionit që përfaqëson  në të gjitha sfidat që ka përpara KPM.  

Gjithashtu një fjalim përshendetës mbajti edhe z. Lazo PETRUSHEVSKI,  Kryetari i Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizueletë Republikës së Maqedonisë , i cili uroi KPM në emër të rregullatorit që ai pëfaqëson me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit, duke shprehur po ashtu mbështetjen në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet rregullatorit të Maqedonisë dhe Kosovës.   

Ndërsa historikun dhe veprimtarinë e KPM që prej themelimit e paraqiti në një prezantim Kryeshefja Ekzekutive e KPM znj.Naile SELIMAJ KRASNIQI. 
Znj. KRASNIQI gjatë  prezantimit ndër të tjera theksoi se duke filluar që nga ditët e para të themelimit në vitin 2006, kur krijimi i insitucionit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave si rregullator kosovar ishte bërë në kuadër të transferimit të kompetencave tek institucionet vendore dhe ky fakt, sikurse edhe zhvillimet që ndodhnin në përgjithësi në atë kohë në Kosovë, sa ishte inkurajues aq ishte edhe brengosës për faktin se zhvillimet e mediave ndikuar nga zhvillimet teknologjike vinin vrullshëm dhe KPM duhej të krijonte tërësisht një bazë të re ligjore sekondare, për t'i paraprirë çfarëdo risie që mund të prezantohej në skenën mediale në Kosovë, në mënyrë që edhe të ruhej interesi i publikut edhe të lejoheshin shërbimet e reja të jenë të qasshme për të.  Mediat kosovare, radio dhe TV me transmetim tokësor të licencuara përkohësisht nga Komisioneri i Përkohshëm për Media (TMC), u pajisën me licenca afatgjate nga KPM gjatë viteve 2009 - 2010. Ishte një proces i suksesshëm si për KPM-në ashtu edhe për mediat ngase u sigurua veprimtaria e tyre për 7 vite për radio, respektivisht 10 vite për Televizione. Ajo theksoi që mediat u zhvilluan edhe në numër dhe që kjo ka sjellur obligime e ngarkesa për institucionin shumë të rëndësishëm të KPM-së, por që ka një numër të vogël të stafit dhe një buxhet minimal. Ajo vazhdoi fjalën e vet duke cilësuar që pavarësisht vështirësive të përcjella ndër vite, mbetet gjithmonë mision dhe synim i KPM-së që të plotësohen nevojat e  publikut për më shumë mundësi të qasjes në media dhe që KPM e ka arritur këto vite, duke  krijuar mundësi të reja për publikun kosovar që të ketë qasje në shumëllojshmëri programesh dhe në gjuhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
znj. KRASNIQI, potencoi që suksesi i KPM ka qenë i mundur falë edhe bashkëpunimit dhe ndihmës së institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ku KPM  ka arritur këto vite që të zhvillojë dhe fuqizojë kapacitetet teknike edhe për planifikimet frekuencore dhe monitorimet teknike si edhe për monitorimet  e përmbajtjeve programore. 

Për punën e KPM-së në hartimin e Strategjisë së Digjitalizimit, ajo tha që KPM u sigurua që në këtë përces të ketë  përfshirjen e të gjitha institucioneve relevante si edhe vet grupet e interesit. Në vitin 2015 KPM dorëzoi në Qeveri Strategjinë për kalim në transmetim digjital tokësor përderisa në të njëjtin vit u miratua edhe Ligji për Digjitalizim,  për zbatimin e të cilit KPM vec ka hartuar një numër të rregulloreve të reja. 
znj. KRASNIQI foli edhe për rrjetet e bashkëpunimit që ka krijuar KPM me rregullatorët nga regjioni dhe Evropa me disa prej të cilëve KPM ka edhe Marrëveshje Bashkëpunimi. Në këtë drejtim, ajo theksoi që bashkëpunimi në nivel jashtë Kosovës, nuk do të kishte kuptim nëse paraprakisht KPM nuk do të kishte koordinim dhe bashkëpunim të mirë me institucionet Kosovare dhe asociacionet e mediave dhe me ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë; sidomos me OSBE dhe Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë. KPM ka arritur të krijojë lidhje profesionale e respekti me mediat kosovare dhe që është në interesin e përbashkët që me një rregullator të pavarur si KPM të vazhdojmë të kemi media të pavarura dhe të fuqishme, me synimin e vetëm që publiku të jetë përfituesi më i madh.

Prezantimin e saj znj. KRASNIQI e përmbylli duke theksuar që veprimet e KPM-së varen edhe nga konteksti dhe rrethanat në të cilat vepron. Pavarësisht hapave të vegjël me të cilët ndërmirren ato veprime, efekti i punës së mirë të KPM-së është i madh dhe se tri shtyllat e institucionit: Komisioni, Zyra Ekzekutive dhe Bordi për Ankesa do të vazhdojnë me punë edhe dekadën tjetër për të bërë ndryshime tjera. 

Në fund të ceremonisë, Kryetari i KPM z.MEROVCI prezantoi logon e re të KPM, me të cilën KPM do të identifikohet zyrtarisht që prej datës 27 tetor 2016, si edhe falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, kontributin dhe mbështetjen e dhënë për Komisionin e Pavarur të Mediave. 
   

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE