28 June 2016
Në mbledhjen e mbajtur më 21 qershor 2016, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për dëgjim publik, Draft:
KODIN E ETIKËS PËR OFRUESIT E SHËRBIMEVE MEDIALE NË REPUBLIKËN E KOSOVË dhe
NDRYSHIMIN E NENIT 11 TË RREGULLORES PËR KOMUNIKIMET KOMERCIALE AUDIO-VIZUELE
Bazuar në nenin 46 paragrafi 3, dhe nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft kodin dhe rregulloren e lartpërmendur.
KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 27 qershor 2016, deri më 15 korrik 2016 në orën 16:00.
Komentet mund t'i adresoni teK Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:
• e-mailit: info@kpm-ks.org;
Ju lutem gjeni të bashkangjitur Draftin e Kodit dhe Draftin e Rregullores!
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE