29 April 2016
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 28 prill 2016, ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisioni të Pavarur të Mediave dhe ka zgjedhur 2 anëtarë të KPM-së.
Ata janë Abit Hoxha dhe Anita Morina Saraçi. Mandatet e tyre janë përcaktuar me short (mandat 2 (dy) vjeçar) siç parashihet me nenin 13, paragrafi 2, i Ligji Nr. 04/L-44 për KPM-në.
Mandatet janë si më poshtë:
Abit Hoxha - mandat 2 (dy) vjeçar
Anita Morina Saraçi - mandat 2 (dy) vjeçar
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE