Të licencuarit
2317 - Lajmi_i_plot | KPM

KONKURS PUBLIK-PËR DHËNIEN E LICENCAVE TË REJA PËR TRANSMETIMIN E PROGRAMEVE NË RADIO, NË TRI (3) KOMUNA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

14 April 2016

 

Në bazë të nenit 21, 22 dhe 23 të ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (Ligji Nr. 04/L-44), në mbledhjen e datës 31 mars 2016, Komisoni i Pavarur i Mediave  mori vendim për të shpallur:

KONKURS PUBLIK

për dhënien e licencave të reja për transmetimin e programeve në radio, në tri (3)  komuna të Republikës së Kosovës

KPM ka bërë një vlerësim rreth nevojës dhe mundësive frekuencore për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencave të reja në bazë të frekuencave të lira, me theks të veçantë, në ato komuna të Republikës së Kosovës aty ku ka mungesë të shërbimeve mediale radio me mbulim lokal, si dhe në ato komuna ku është kërkuar që të krijohet mundësi për pluralizëm medial.

Fillimisht, KPM ka identifikuar mundësitë teknike për frekuencat e lira, të cilat janë në pajtim me planin frekuencor të Republikës së Kosovës dhe që të njëjtat mund të dalin në konkurs për dhënien në shfrytëzim kandidatëve që i plotësojnë kriteret konkurruese më së miri.

Ky vlerësim është bërë duke u bazuar në Ligjin e KPM-së, respektivisht nenin 9 të këtij ligji, i cili përcakton Politikën e Transmetimit në Republikën e Kosovës. Komunat për të cilat do të bëhet shpallja e frekuencave të lira për licencimin e radio stacioneve, sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë paraqitur në tabelën si me poshtë:  

 

Komuna

Kategoria e licencës

1.

Prishtinë – 2 frekuenca

Regjionale

2.

Hani i Elezit – 1 frekuencë

Lokale

3.

Gjilan – 1 frekuencë

Lokale

Konkursi për aplikime mbetet i hapur  për 30 ditë, prej datës 16 prill deri më  16 maj 2016, deri në ora 16:00.

Procedurat dhe Kriteret për Aplikim

Procedurat e aplikimit për licencë të KPM-së, si dhe përcaktimi i kritereve kualifikuese dhe konkurruese për të marrë pjesë në këtë konkurs publik janë të bazuara kryesisht në nenin 22 të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Dokumentet bazë, si dhe aktet nënligjore të nevojshme për plotësimin dhe parashtrimin e aplikimit për licencë të KPM-së, janë të listuara si në vijim:

1.      Forma e Aplikacionit;

2.      Rregullorja për vlerësimin e aplikacioneve

3.      Rregullorja për dhënien e Licencës së KPM-së;

4.      Rregullorja për nivelin dhe mënyrën e pagesës së tarifës për licencë.

Të gjitha dokumentet e bashkangjitura, që do të jenë pjesë përbërëse e aplikacionit, duhet të jenë origjinale, apo të njëjtat duhet të jenë të noterizuara tek noteri (aty ku është e aplikueshme);

Përgjigjet duhet të jenë sa më të hollësishme dhe secila përgjigje duhet të radhitet sipas pyetjeve në bazë të numrit / shkronjës së secilës pikë të paraqitur në këtë aplikacion. Aplikacioni duhet të plotësohet duke u bazuar plotësisht në aktet nënligjore të paraqitura si më lartë.

Aplikacionet si dhe të gjitha materialet përcjellëse do të pranohen vetëm në gjuhën shqipe apo serbe, në pajtim me ligjin për Gjuhët Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM do të bëhet duke u bazuar në Rregulloren e KPM-së 2014/01 ”Rregullorja për Vlerësimin e Aplikacioneve”;

Preferohet që pyetjet që mund të keni lidhur me procesin e aplikimit, t’i bëni me shkrim, duke i drejtuar tek Departamenti i Licencimit pranë Zyrës Ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Media.

Aplikacionet duhet të dërgohen në 7 kopje fizike, në adresën e mëposhtme:

 rr. “Perandori Justinian”, nr. 124, Qyteza Pejton,

10000, Prishtinë

Për më shumë detaje vizitoni ueb faqen zyrtare të KPM-së: http://www.kpm-ks.org  dhe në e-mail info@kpm-ks.org

 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE