10 March 2016
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 09.03.2016, ka ri-zgjedhur z. Adnan MEROVCI për Kryetar të KPM-së edhe për një mandat tjetër.
z. MEROVCI ka lindur në Vushtrri më 1956. Ai është i diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës.
Pas diplomimit për 10 vite deri në vitin 1990 ka punuar në Bankën e Bashkuar të Kosovës (BANKOS).
Nga viti 1990, ka qenë udhëheqës i Protokolit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim RUGOVA deri në vitin 2000.
Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Drejtor i Postave të Kosovës, ndërsa më pas Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së nga viti 2003 deri në 2006.
Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Post Telekomit të Kosovës.
Në vazhdim ka drejtuar disa ndërmarrje kosovare që kanë vepruar në partneritet me firma të huaja në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm.
Është i martuar, baba i 4 fëmijëve.
Nga gjuhët e huja e flet gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe atë turke.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE