Të licencuarit
2326 - Lajmi_i_plot | KPM

SHTYHET AFATI PËR NOMINIM PËR DY ANËTARË TË KPM-së

27 January 2016

 

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bazë të nenit 11  të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, më 12 janar 2016 ka bërë ftesë publike për nominime për dy (2) anëtarë të KPM-së. Afati për nominime ka përfunduar dje, më 26 janar 2016 në orën 16:00.

KPM ka pranuar nominimet që kanë ardhur deri në këtë afat, por për shkak që nuk ka pas një numër të konsiderueshëm të nominimeve, KPM ka vendosur për shtyrjen e afatit të pranimit të nominimeve deri më 10 shkurt 2016, në orën 16:00.

Ndërsa, nominimet e dorëzuara deri më tani mbesin të vlefshme për këtë proces. 

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Kosovë.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të KPM-së mund t’i gjeni duke klikuar në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org , tek PAKOJA PËR NOMINIM.

Gjithashtu, informata mund të kërkoni edhe përmes:

•    info@kpm-ks.org;

•    telefonit 038 245 031 

apo personalisht në Zyrën e Komisionit të Pavarur të Mediave, rruga Perandori Justinian Nr. 14 Qyteza, Pejton, 10000 Prishtinë.

 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE