Të licencuarit
2328 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PUBLIKE PËR NOMINIME PËR DY ANËTARË TË KPM-së

12 January 2016

 

Bazuar në Nenin 11, pika 2.1, të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, KPM bën ftesë publike për nominime për dy anëtarë të KPM-së.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Kosovë.

Nominimet pranohen prej 12 deri më 26 janar 2016, në orën 16:00. 

Dokumente e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së.

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund t’i gjeni duke klikuar në ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org , tek PAKOJA PËR NOMINIM.

Gjithashtu, informata mund të kërkoni edhe përmes:

•    info@kpm-ks.orgfikrete.cocaj@kpm-ks.org;
•    telefonit 038 245 031 

apo personalisht në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, Rruga Perandori Justinian Nr. 14 Qyteza, Pejton, 10000 Prishtinë.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE