Të licencuarit
2342 - Lajmi_i_plot | KPM

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E TETË E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

18 September 2015

 

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), nën udhëheqjen e kryetarit z. Adnan MEROVCI, më 17 shtator 2015, ka mbajtur mbledhje të rregullt, ku ka trajtuar rastet e mospagesës së Taksës për Licencë nga ana e të licencuarve, obligim ligjor ky që del sipas Rregullores KPM-2014/03 për  Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë. Për të evituar aplikimin e sanksioneve të parapara me ligj ndaj të licencuarve të cilët nuk i kanë kryer obligimet ligjore, përfshirë edhe revokimin e licencave, KPM vendosi të organizoj takime me të licencuarit në mënyrë që të përshpejtohet kryerja e obligimeve ligjore.

Në kuadër të shqyrtimit të zbatueshmërisë së Ligjit Nr. 05/L-027 për Digjitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore, bazuar në Nenin 5, të Shtojcës Rregullat për përmbajtjen dhe procedurën për tenderë publikë për kanalet 46 dhe 58, të Ligji Nr. 05/L-027 për Dixhitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive Tokësore, KPM ka formuar Komision Mbikëqyrës në përbërje prej tre anëtarëve. Komisioni ka për obligim që ta mbikëqyrë procedurën e tenderit publik, të sigurojë transparencë të plotë të procesit tenderues dhe të sigurojë një bashkërendim të ngushtë mes autoriteteve publike.

Në mbledhje KPM ka marrë vendim për licencimin e 'TVN' për distribuimin e programeve radio televizive përmes rrjetit kabllorë. Komisioni ka diskutuar edhe për fillimin e operimeve dhe mbarëvajtjen e punës së radio stacioneve të reja të Licencuara nga KPM.

 KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE