Të licencuarit
2348 - Lajmi_i_plot | KPM

VENDIMET E KPM-së NGA MBLEDHJA E PESTË

26 May 2015

Më 26 maj 2015, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka mbajtur mbledhjen e pestë, të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes paraprake, KPM ka trajtuar disa raste ligjore dhe të licencimit. KPM ka konstatuar se tri subjekte transmetuese (TV) janë gjetur në shkelje të nenit 9, paragrafi 1, nenit 10 paragrafi 2. 3 dhe nenit 12, paragrafi 1.2 të Rregullores KPM 2013/03 për Komunikimet Komerciale Audio-Vizuele ndërkaq, një subjekt tjetër transmetues (TV) është gjetur në shkelje të nenit 4, paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores KPM-2013/02 për të Drejtën e Autorit. Për të gjitha këto raste KPM ka marrë vendim t’u dërgohet Vërejtje me shkrim. 

Në këtë mbledhje, KPM ka licencuar dy kandidate për të operuar si Operator Kabllorë (OK), NSH Klinet dhe NTSH Miranda, pastaj ka miratuar kërkesën e TV Ballkan për ndryshim të përkohshëm të një segmenti të skemës programore si dhe ka miratuar kërkesën për heqje dorë nga licenca të  OK EURINA.

Po ashtu, KPM ka trajtuar edhe ankesat e parashtruara nga OK IPKO, kundër nëntë (9) OK ku është pretenduar se këta operatorë janë duke transmetuar përmbajtje programore pa të drejta autoriale, përkatësisht filma, të cilët i bartin përmes platformës TRING TV. Meqë nga ana e këtyre OK që është ushtruar ankesë është dëshmuar se kanë të drejtë që përmbajtjen (content) e platformës TRING TV ta bartin për territorin e Kosovës, ankesat e  OK IPKO janë refuzuar si të pa baza.  

Në fund të mbledhjes, KPM ka diskutuar për bashkëpunimin me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), me qëllim të forcimi të marrëdhënieve lidhur me prioritetet dhe objektivat e përcaktuara me dispozitat ligjore. 
 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE