27 March 2015
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 25 mars 2015, ka mbajtur mbledhje të rregullt, të kryesuar nga Kryetari i KPM-së z. Adnan MEROVCI. Pas miratimit të dy procesverbaleve të mbledhjeve të fundit, KPM ka shqyrtuar dhe miratuar tekstin përfundimtar të STRATEGJISË PËR KALIM NË TRANSMETIM DIGJITAL TOKËSOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, e cila më pas do të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratim.
Në këtë mbledhje KPM ka marr vendim për licencimin e Ofruesit të Shërbimeve Programore (OSHP) TV KISS, vendim për ndryshim të vendndodhjes së lokacionit të transmetimit për TV ZOOM, ka miratuar kërkesën për heqjen dorë nga licenca për Operatorin Kabllor (OK) A-NET, ka refuzuar kërkesën për ndërrim të pronësisë për OSHP ON TV. Gjithashtu, KPM ka marrë vendim për mënyrën e pagesës shtesë të tarifës vjetore për nëntë (9) subjekteve transmetuese, të cilave u ka ndryshuar kategoria e licencës si rezultat i sjelljes së tyre në pajtueshmëri me kategorizimin sipas Rregullores KPM-2014/03 Rregullore për Nivelin dhe Mënyrën e Pagesës së Tarifës për Licencë
Pas vlerësimit të të gjitha aplikacioneve (të arritura në bazë të konkursit publik), të kandidatëve për të vepruar si shërbime mediale audio, nga Komisioni për Vlerësim të Aplikacioneve, mbi bazën e kritereve të përcaktuara sipas nenit 22, paragrafi 4 të ligjit të KPM-së, si dhe në bazë të Rregullores KPM-2014/02, KPM ka marrë vendim për licencimin e shtatë (7) kandidatëve të cilët kanë plotësuar kriteret për transmetim të radio programeve në shtatë (7) komuna të Republikës së Kosovës:
RADIO 7 - me mbulim që i përket kategorisë lokale, Komuna e Junikut
RADIO 38 - me mbulim që i përket kategorisë lokale, Komuna e Graçanicës
RADIO BRAVO - me mbulim që i përket kategorisë lokale, Komuna e Istogut
RADIO MARIA - me mbulim që i përket kategorisë lokale, Komuna e Obiliqit
RADIO KM - me mbulim që i përket kategorisë lokale, Komuna e Mitrovicës
RADIO KENT FM - me mbulim që i përket kategorisë lokale, Komuna e Mamushës
RADIO CAMPUS - me mbulim që i përket kategorisë lokale, Komuna e Lipjanit
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE