Të licencuarit
2360 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM SOT MBAJTI MBLEDHJEN E SAJ TË RREGULLT

04 March 2015

Nën udhëheqjen e Kryetarit z. Adnan MEROVCI, KPM sot mbajti mbledhjen e rregullt në të cilën miratoi dhe ndryshimet e fundit të tekstit të Strategjisë për Kalim në Transmetim Digjital Tokësor në Republikën e Kosovës bazuar edhe në komentet me shkrim të pranuara nga palët e interesit gjatë fazës së konsultimit publik.

KPM ka filluar konsultimin publik për Strategjia për Kalim në Transmetim Digjital Tokësor në Republikën e Kosovës më 29 dhjetor 2014. Deri më 23 janar 2015 ka pranuar komente me shkrim nga palët e interesit. KPM ka shqyrtuar me vëmendje të gjitha komentet dhe propozimet e dërguara nga Radio Televizioni i Kosovës  RTKAsociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)OSHP Klan Kosova dhe Rrokum TVOperatori Kabllor IPKOOJQ KonsumatoriKosCableRTV Balkan  dhe KTTN  dhe për secilën prej tyre ka shprehur qëndrime dhe sqarime (Shqyrtimi i Komenteve ).

Bazuar në konsultimin publik, KPM ka bërë ndryshimet e fundit në dokumentin e Strategjisë i cili do të jetë temë diskutimi në Dëgjimin Publik që KPM mban më 5 mars 2015, në ora 13ºº në Hotel Victory.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE