Të licencuarit
2374 - Lajmi_i_plot | KPM

FTESË PËR KOMENTE LIDHUR ME RISHIKIMIN E RREGULLORES SË TAKSËS PËR LICENCË

02 December 2014

 

Në mbledhjen e mbajtur më 26 nëntor 2014, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka aprovuar për komente publike, Draft:

KPM  bazuar në nenin 8 paragrafi 1 dhe 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim në lidhje me rishikimin dhe plotësimin e Taksës për Licencë.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 3 dhjetor 2014 deri më 23 dhjetor 2014  në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni te Komisioni i Pavarur i Mediave, rruga Perandori Justinian Nr. 14, Qyteza Pejton,  10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:

·         e-mailit: info@kpm-ks.org   , fikrete.cocaj@kpm-ks.org

·         faksit në: 038 245 034.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE