Të licencuarit
2378 - Lajmi_i_plot | KPM

VENDIMET E KPM-së NGA MBLEDHJA E 15-të ME RADHË

26 November 2014

KPM nën udhëheqjen e kryetarit z. Adnan MEROVCI, më 26 nëntor 2014 mbajti mbledhjen e rregullt. Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhjes së fundit, KPM ka miratuar për komente publike amandamentimin e Draft RREGULLORES PËR NIVELIN DHE MËNYRËN E PAGESËS SË TAKSËS PËR LICENCË.


Po në këtë mbledhje, KPM në parim mori vendim për shpalljen e frekuencave të lira për radio transmetim për t’ju përgjigjur kërkesave dhe nevojave të identifikuara për mbulueshmëri me radio sinjal, tek ato Komuna ku ka mungesë të shërbimeve mediale radio me mbulim lokal, si dhe në ato Komuna ku është kërkuar që të krijohet mundësi për pluralizëm medial. Ftesën për aplikim për frekuenca të lira për radio transmetim KPM do ta shpallë sipas Ligjit për KPM-në.

Në këtë mbledhje KPM miratoi edhe dy kërkesa për licencë për: kandidatin për Operator Kabllor NSH Max TV dhe për kandidatin Ofrues të Shërbimeve Programore Kutia TV.

Gjithashtu, KPM mori vendim për ndryshim të vendndodhjes së transmetuesit dhe kategorisë së Radio Drenasi nga lokale në regjionale, me që aktualisht frekuenca 92.1 MHz me transmetim nga pika e Berishës nuk interferon me asnjë subjekt transmetues, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

 

 KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE