Të licencuarit
2380 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM SOT MBAJTI MBLEDHJEN E SAJ TË RREGULLT

30 September 2014

Në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Kryetari z. Adnan MEROVCI, pas miratimit të agjendës dhe dy procesverbaleve të mbledhjeve të fundit, KPM miratoi kërkesën për ndryshim të pronësisë së Ofruesit të Shërbimeve Programore News TV si dhe kërkesën për licencim të Ofruesit të Shërbimeve Programore TV Dialog.

Është vendosur edhe për raportin tremujor të punës për periudhën korrik – shtator 2014, për ta përcjellë në Kuvend sipas obligimit ligjor.  

Komisioni diskutoi edhe për planet dhe dinamikën e punës për tremujorin e fundit gjatë të cilës periudhë Zyra Ekzekutive dhe Komisioni do të punojnë në kuadër të Grupeve Punuese në amandamentimin e rregullores për distribuimin e programeve radio televizive përmes kabllos si dhe rregullores për nivelin dhe mënyrën e pagesës së taksës për licencë.

Mbledhja e radhës është caktuar për datën 14 tetor 2014.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE