Të licencuarit
2382 - Lajmi_i_plot | KPM

DRITON QERIQI ËSHTË ZGJEDHUR NËNKRYETAR I KPM-së

11 September 2014

Në mbledhjen e 12-të me radhë të kryesuar nga kryetari z. Adnan MEROVCI, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) me pesë vota pro zgjodhi z. Driton QERIQIN nënkryetar të KPM-së, për dy vitet e ardhshme. Zgjedhja e nënkryetarit të KPM-së u bë pas përfundimit të mandatit të z. Xhemail KRASNIQI, i cili ishte në cilësinë e nënkryetarit të deritanishëm të KPM-së.

Gjithashtu, në këtë mbledhje KPM diskutoi për mbarëvajtjen e punës lidhur me digjitalizimin si dhe shqyrtoi dhe vendosi për disa raste ligjore dhe të licencimit si: shkeljet e kushteve dhe termeve të licencës, transmetimet ilegale, kërkesat për ndërrim të lokacionit të transmetuesve, ndryshimin e emrit dhe skemës programore për një ofrues të shërbimeve programore (OSHP) si dhe ndryshimin e kanalit për një televizion lokal. 

Vendimet e KPM-se për rastet e shqyrtuara do të publikohen me kohë në ueb faqen e KPM-së.


 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE