11 June 2014
Komisioni i Pavarur i Mediave sot ka publikuar raportin preliminar lidhur me monitorimin e Shërbyesve Medial Audio-vizuel gjatë fushatës për Zgjedhje Parlamentare – 2014.
Këtë raport KPM e ka bërë me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë së shërbyesve medial audio-vizuel me Kreun VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës , Ligjin Nr. 04/L-44 për KPM si dhe aktet tjera nënligjore të KPM-së.
Departamenti i Monitorimit dhe Analizës së KPM-së, ka bërë monitorimin e shërbyesve medial audio-vizuel gjatë mbulimit të fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2014. Në monitorim janë përfshirë 24 shërbyes medial audio-vizuel, nga të cilat 3 televizione me mbulim nacional, 17 televizione me mbulim regjional dhe lokal si dhe 4 ofrues të shërbimeve programore (OSHP).
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE