23 May 2014
Në mbledhjen e mbajtur më 23 maj 2014, Komisioni pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit të mbledhës së fundit, ka miratuar Rregulloren e Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave. Në mbështetje të nenit 15.10 të Ligjit për KPM-në, këtë Rregullore Komisioni e ka miratuar me qëllim të përcaktimit të rregullave të organizimit, procedurave të punës dhe funksionimit sa më mirë të KPM-së.
Gjithashtu në këtë mbledhje Komisioni ka miratuar edhe Udhëzuesin e KPM-së për zbatimin e kreut të VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës .
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE