30 April 2014
Me iniciativë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) po vazhdojnë të mbahen takime me përfaqësues të shërbimeve mediale audio-vizuele të licencuara në KPM. Nën udhëheqjen e kryetarit të KPM-se z. Adnan MEROVCI, një takim i tillë sot u zhvillua me përfaqësues të Ofruesve të Shërbimeve Programore (OSHP); drejtorin e Rrokum TV z. Migjen KELMENDI dhe drejtorin e Klan Kosova z. Baton HAXHIU me bashkëpunëtorë të tyre.
KPM është përfaqësuar edhe nga Nënkryetari z. Xhemajl KRASNIQI, anëtar i KPM-së z. Driton QERIQI si dhe Kryeshefja Ekzekutive znj. Naile SELIMAJ-KRASNIQI.
Ky takim kishte për qëllim njohjen reciproke, ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në bazë të detyrave dhe obligimeve ligjore, për t’i kontribuar zhvillimit të kësaj industrie mediale në Republikën e Kosovës.
Theks i veçantë në këtë takim, i është vënë mënyrës së kategorizimit të subjekteve transmetuese si dhe trajtim të barabartë të tyre sipas Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në.
KPM do të vazhdoj të mbaj takime regjionale dhe me përfaqësues të tjerë të Shërbimeve mediale audio-vizuale.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE