Të licencuarit
2411 - Lajmi_i_plot | KPM

ADNAN MEROVCI ZGJEDHET KRYETAR I KPM-së

15 April 2014

 

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot ka zhvilluar takimin e parë në përbërje të re, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij organi vendimmarrës nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Pesë nga shtatë anëtarët sa duhet të ketë Komisioni i KPM-së, bënë zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të KPM-së me mandate dy vjeçar. Me pesë vota kryetar i Komisionit të KPM-së u zgjodh Adnan MEROVCI.

z. Merovci ka lindur në Vushtrri më 1956. Është i diplomuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë udhëheqës i protokolit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova gjatë viteve '90 dhe deri më 2000. Gjatë viteve 2002-2003 ka qenë drejtor i postave të Kosovës, ndërsa më pas Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së. Më pas ka drejtuar disa ndërmarrje kosovare që kanë vepruar në partneritet me firma të huaja në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm. Është i martuar, baba i 4 fëmijëve. Nga gjuhët e huja e flet gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe atë turke.


KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE