09 January 2014
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) bazuar në nenin 11 të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, bën ftesë publike për nominime për pesë (5) anëtarë të KPM-së, tre (3) nga radhët e komunitetit shumicë shqiptare dhe dy (2) nga radhët e komuniteteve jo shqiptare në Republikën e Kosovës.
Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.
Nominimet pranohen prej 10 janar deri më 31 janar 2014, në orën 16:00.
Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së.
Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të Komisionit, mund t’i gjeni këtu: PAKOJA PËR NOMINIM.
Gjithashtu, informata mund të kërkoni edhe përmes:
apo personalisht në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, Rruga Perandori Justinian nr. 14 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE