Të licencuarit
2459 - Lajmi_i_plot | KPM

MONITORIMI I MBULIMIT MEDIAL TË JAVËS SË PARË TË FUSHATËS PËR ZGJEDHJET LOKALE 2013

16 October 2013

 

RAPORT PËRMBLEDHËS

MONITORIMI I MBULIMIT MEDIAL TË JAVËS SË PARË TË FUSHATËS PËR ZGJEDHJET LOKALE 2013

Komisioni i Pavarur i Mediave është përgjegjës për zbatimin e Kreut VIII të Ligjit Nr. 03/L-73 për Zgjedhjet e Përgjithshmenga të licencuarit, i cili përcakton në mënyrë specifike dispozitat për “Mediat Gjatë Fushatës së Zgjedhjeve”.

Me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë së shërbimeve mediale audio-vizuele m Kreun VIII të këtij Ligji, KPM po bënë monitorimin e shërbimeve mediale audio-vizuele gjatë mbulimit të fushatës për Zgjedhjet Lokale 2013.

Në monitorim janë përfshirë 25 ofrues të shërbimeve mediale audio-vizuale nga të cilat 3 televizionet nacionale, 18 televizione regjionale dhe lokale si dhe 4 ofrues të shërbimeve programore (OSHP).

Fokus i monitorimit janë edicionet e lajmeve, kronikat zgjedhore, intervistat, debatet dhe spotet politike në kohën e shikueshmërisë më të madhe prej orës 17:00 deri 24:00.

GJETJET NGA MONITORIMI

Monitorimi i mbulimit të javës së parë të fushatës zgjedhore të Subjekteve të Çertifikuara Politike, ka dëshmuar se përkundër disa shkeljeve të vogla, shërbimet mediale audio-vizuele  kanë raportuar kryesisht në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

SHKELJET E GJETURA DHE VEPRIMET  E KPM-së

Gjatë kësaj periudhe, Departamenti i Monitorimit dhe Analizës (DMA) ka identifikuar tetë (8) shërbime mediale audio-vizuele të cilat janë gjetur  në  shkelje për mos identifikim të reklamave politike apo  tejkalim të minutazhit të paraparë për këto spote politike.

Pas shkresave dhe komunikimit me televizionet e gjetura në shkelje, monitorimet e radhës kanë dëshmuar se ato kanë ardhur në pajtueshmëri me Kreun VIII të Ligjit Nr. 03/L-73 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe  Udhëzuesin e KPM-sëUdhëzuesin e  KPM-së për Identifikim të reklamimit politik.

Për anim të hapur dhe promovim të një kandidati për Kryetar të Komunës, në shkelje të nenit 48 të  Ligjit për Zgjedhje është gjetur një  shërbim medial audio-vizuel. 

Janë identifikuar gjatë monitorimeve edhe disa spote reklamuese pjesë përbërëse e të cilave janë edhe fëmijët gjë që paraqet shkelje të Kodit të Sjelljes për Shërbimet Mediale Audio-vizuele, respektivisht të nenit 9.8. “Prezantimi i Fëmijëve dhe të Miturve”  i cili thotë;

 “Nuk lejohet përdorimi dhe prezenca e fëmijëve në spotet e ndryshme promovuese të partive politike”.

Lidhur me shkeljet e gjetura, KPM ka ndërmarr veprime të parapara me nenin 30 të Ligjit të KPM-së.   

ANKESAT E PRANUARA NË KËTË PERIUDHË

Për mos mbulim të fushatës zgjedhore nga ana e shërbimeve mediale audio-vizuele, respektivisht për shkelje të nenit 48-të të Ligjit për Zgjedhje, KPM ka pranuar dy ankesa.

Pas monitorimit të programeve për të cilat është bërë ankesa, KPM ka ndërmarr veprime të parapara me ligj. 

Raport i detajuar për mbulimin e Zgjedhjeve Lokale 2013 nga të licencuarit e KPM-së do të publikohet në përfundim të fushatës zgjedhore. 

 

 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE