Të licencuarit
2469 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MBAJTI TAKIMIN E TIJ TË RREGULL

06 August 2013

 

Në mbledhjen e mbajtur me 6 gusht 2013, KPM mori vendim për licencimin e dy Ofruesëve të Shërbimeve Programore; (OSHP A9 International TV dhe  OSHP TV Diaspora si dhe licencimin e dy Operatorëve Kabllorë: (OK NTP Galaktika dhe OK Internet-Albi@Net. Ndërkaq, për rastin e TV Zoom (kërkesë për ndryshim të pronësisë dhe lokacionit të sistemit të transmetimit), Komisioni i KPM-së vendosi ta shqyrtoj një takim tjetër me qellim të mbledhjes së informatave shtesë.

Gjithashtu, Komisioni mori vendim për Dënim me Gjobë të 15 shërbime mediale audiovizuale të cilat janë gjetur në shkelja të vazhdueshme të nenit 28 dhe 29 të Ligjit të KPM-së - mos dorëzimi i raporteve financiare vjetore: (Radio 24, Radio Borzani, Radio Dodona, Radio Hit Laser, Radio Klokot,  Radio Kolasin, Radio Koreni, Radio FWF City, Radio Start, Radio Vicianum, TV MEN, ON TV,  RROKUM TV, ETV, TV Globi).

Komisioni vendosi t’i dërgoj Vërejtje për shkelje për 19 Shërbime mediale audiovizuale dhe 9 OSHP-ve të cilat janë gjetur në shkelja të nenit 28 dhe 29 të Ligjit të KPM-së - mos dorëzimi i raporteve financiare vjetore ((Radio Besa, Radio Mir, Radio Antena, Radio Kontakt Plus, Radio Drenica, Radio Helix, Radio Herc, Radio Kamenica, Radio Kompas, Radio Peja, Radio Premiera, Radio Top Iliria, Radio Urban FM, Radio Victoria, Radio Zëri i Pozharanit, TV Besa, TV Mir, TV Zoom, TV Herc, Alsat Kosova, News TV, TV Alba, NEXT TV, Pro Channel, TV Skenderaji, Metro TV, Dasma TV, ART).

 

KOMISIONI I PAVARUR PËR MEDIA