04 July 2013
Me 18 qershor 2013, KPM ka bërë shpalljen publike për nominime për anëtarë të Komisionit. Afati për nominime ka përfunduar me 2 korrik 2013 dhe gjatë kësaj periudhe KPM ka pranuar gjashtëmbëdhjetë (16) nominime (Lista e nominimeve).
Zyra Ekzekutive e KPM-së ka përgatitur në aspektin teknik, pakon e dokumentacioneve të të gjithë kandidatëve të cilët i ka përcjellur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për tu shqyrtuar pastaj nga një Komision Ad-hoc i cilin do ta krijohet për këtë qëllim.
Sipas nenit 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në parashihet që brenda periudhës kohore prej njëzetenjë (21) ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni Ad-hoc, pas intervistimit rekomandon dy (2) kandidatë për çdo pozitë të anëtarit të KPM-së, të cilët pastaj do të zgjedhen nga Kuvendi, bazuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe votojnë.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE