Komisioni i KPM-së në takimin e rregullt të mbajtur më 6 qershor 2013, shqyrtoi këto raste të licencimit dhe mori këto vendime:
- Vendim për ndërrim të vendndodhjes së sistemit të transmetimit të “Radio Hit Laser”, “Radio Shqip FM”, “Radio Vizion” dhe “Radio Kosova e Lirë”;
- Vendim për licencim të 3 operatorëve kabllorë (OK): OK “Elektroni” në Zhur-Prizren, OK “BB Herc” në Shtërpcë dhe OK “EGC” në Prizren;
- Vendim për licencim të Ofruesve të shërbimeve Programore (OSHP): OSHP “RTK 3-NEWS”, OSHP “RTK 4-ART”, OSHP “MBTV”;
- Vendim për ndryshimin e emrit të OSHP “Star Movies” si dhe
- Vendim për shpallje të pavlefshme të licencës së OSHP “3TV” (me kërkesë të pronarit);
Rastin e TV Zoom/Globus Produkcija, për ndryshim të pronësisë dhe ndërrim të vendndodhjes së sistemit të transmetimit, Komisioni i KPM-së vendosi ta shqyrtojë në një takim tjetër.