Të licencuarit
2482 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM MBAJTI KONSULTIMIN PUBLIK PËR DRAFT RREGULLOREN PËR VLERËSIMIN E APLIKACIONEVE PËR LICENCË TË KPM-së

29 May 2013

 

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) bazuar në nenin 8 të Ligjit nr 04/L-44 për KPM-në, mbajti konsultimin publik lidhur me Draft Rregulloren për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë të KPM-së. 

Debatin e hapi Kryetari i KPM-së z. Shefki Ukaj duke i falënderuar për pjesëmarrje përfaqësuesit e shërbimeve mediave audio-vizuale, si dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Ai  njëkohësisht i ftoi ata të japin kontribut duke ofruar komentet e tyre. 

Gjatë komentimit të Draft Rregullores, pjesëmarrësit shprehen brengen e tyre tek pjesa e poentimit të aplikacioneve në relacion me respektimin e rregulloreve të KPM-së, ku kërkuan të ulet kriteri i pikëve, pasi që siç thanë ky kriter  është mjaft i lartë dhe se si pasoj e këtyre kritereve qysh në fillim mund të këtë konkurrencë jo të barabartë. 

Nga pjesëmarrësit draft Rregullorja në fjalë u vlerësua dhe u cilësua të jetë hartuar në mënyrë shumë profesionale. 

Në fund të takimit KPM u zotua se të gjitha komentet e bazuara dhe të argumentuara do t’i marrë parasysh. 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE