22 May 2013
“Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj.
Raportet vjetore duhet të dorëzohen në KPM-ë jo më larg se me datë 31 mars të vitit vijues, për vitin paraprak.”.
Më datën 18 mars 2013, përmes postës elektronike, Zyra Ekzekutive e KPM-së sërish ka përkujtuar ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale për obligimin e tyre ligjorë që brenda afatit të paraparë të ofrojnë raportet vjetore.
Deri në përfundim të afatit të paraparë ligjorë (31 mars 2013) KPM ka pranuar si vijon:
- 58 Ofrues të shërbimeve mediale audio-vizuale kanë sjellë raportet vjetore,
- 52 prej tyre nuk i kanë sjellur fare raportet vjetoredhe informacionet tjera të parapara me ligj.
Ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale të cilët kanë dështuar të veprojnë në pajtueshmëri me nenin 28.1 dhe nenin 28.2 të Ligjit për KPM-në kanë bërë shkelje ligjore për çfarë KPM do të merr masa ligjore.
Lista e ofruesve të shërbimeve mediale audio-vizuale të cilat kanë dështuar të realizojnë obligimin ligjorë për ofrimin e raportit vjetor për vitin 2012.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE