20 May 2013
Në këtë takim, KPM ka vendosur t’i publikoj komentet që ka pranuar nga: Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK),Televizioni Publik i Kosovës RTK, Ofruesi i Shërbimeve Programore Klan Kosova, Operatorët Kabllorë IPKO Telecommunications dhe Kujtesa si dhe komentet nga Organizatat jo Qeveritare GAP dhe ISJP.
Me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të draft rregulloreve në fjalë, KPM planifikon të mbajë një dëgjim publik ku palëve të interesit do t’u ofrohet mundësia të diskutojnë për komentet e ofruara dhe njëkohësisht të bëjë komente shtesë.