10 December 2018
Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.
Komisioni shqyrtoi disa raste ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkelje e Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale. Lidhur me shkeljet e kësaj rregullore u shqyrtuan këto raste:
Pas shqyrtimit të këtyre rasteve Komisioni i KPM-së ka ardh në përfundim se të gjitha subjektet e lartpërmendura kanë shkelur Rregulloren KPM-2013/01 për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio vizuale.
Komisioni vendosi që të obligojë të gjitha subjektet e cekura që në afat prej dhjetë (10) ditësh të bëjnë kategorizimin e përmbajtjeve të cilat i transmetojnë, t’i paralajmërojnë ato para fillimit me sinjal verbal dhe akustik dhe t’i identifikojnë me simbolin përkatës vizual gjatë tërë kohëzgjatjes së tyre sipas kategorizimit të programeve të përcaktuara me Rregulloren KPM-2013/01.
Gjithashtu obligohen të gjitha subjektet e cekura që, duke u bazuar në nenin 3 paragrafi 5 të Rregullores KPM-2013/01, të nxjerrë Kodin Praktik në të cilin do të përcaktojnë standardet vetërregulluese për transmetimin e programeve që mund të kenë ndikim të dëmshëm tek fëmijët dhe të miturit, dhe këtë Kod të miratuar ta sjellin në KPM brenda tridhjetë (30) ditësh.
Ndërsa lidhur me shkeljet e kryera deri tani Komisioni vendosi të sanksionojë të gjitha subjektet e cekura me masën sanksionuese Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 6, paragrafi 3 dhe 4 dhe nenit 7, paragrafi 1 dhe 3, të Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale KPM 2013/01.
Gjithashtu në këtë mbledhje KPM ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit:
Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi kërkesat për licencë të OSHMA përmes operatorëve të shpërndarjes, ndryshim të skemës programore dhe emrit si dhe kërkesën për licencë të Operatorit të Shpërndarjes – platforma OTT.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE