Të licencuarit
3051 - Lajmi_i_plot | KPM

SHTYHET AFATI PËR KOMENTE PUBLIKE PËR DY DRAFT RREGULLORE

01 April 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 21 dhjetor 2018, ka aprovuar për dëgjim publik këto draft rregullore:

-   DRAFT RREGULLORE PËR PRONËSINË DHE KONCENTRIMIN E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIOVIZUALE

  -  DRAFT RREGULLORE PËR MBËSHTETJEN E OFRUESVE TË SHËRBIMEVE MEDIALE AUDIO DHE AUDIOVIZUALE ME MBULIM TOKËSOR LOKAL DHE REGJIONAL

Periudha e hapur për komente publike ka qenë prej datës  26 dhjetor 2018 deri më 31 mars 2019 .

KPM nuk ka  pranuar shumë komente nga palët e interesuar deri në këtë kohë. Prandaj bazuar në këtë situatë, në takimin e KPM-së të mbajtur më datën 29 mars 2019, KPM me qëllim që tu ofrojë mundësi shtesë për të gjitha palët e intersuara të japin komentet e tyre me shkrim për aktet nënligjore të lartëcekura, ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për komente publike.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë deri më 31 maj 2019 në orën 16:00.

Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr.Ul.Str. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes:

•    e-mailit:  info@kpm-ks.org;

Ju lutem gjeni të bashkangjitur  edhe Memon  Sqaruese, ndërsa këtu  këtu  mund të gjeni edhe versionin në gjuhën angleze të draft rregullores për pronësinë. 

 

                                                               KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE