22 May 2019
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 17 maj 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI, ka mbajtur mbledhjen e tretë rregullt për vitin 2019. Komisioni miratoi agjendën e mbledhjes dhe procesverbalin nga mbledhja e fundit.
Në vazhdim të mbledhjes shqyrtuar Komisioni shqyrtoi disa raste ligjore që kishin të bëjnë shkelje të legjislacionit të KPM-së respektivisht shkeljen e Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale. Lidhur me shkeljen e kësaj rregullore u shqyrtua një rast:
Klan Kosova – Shkelje të Kodit të Etikës, pas shqyrtimit të këtij rasti Komisioni erdhi në përfundim se Klan Kosova është gjetur në shkelje të nenit 7 paragrafi 1 dhe 8, të Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM 2016/03. Prandaj Komisioni vendosi që Klan Kosova të sanksionohet me Vërejtje në pajtim me nenin 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 7, paragrafi 1 dhe 8, të Kodit të Etikës KKPM-2016/03. Gjithashtu obligohet Klan Kosova që gjatë trajtimit të ngjarjeve të ngjashme të ketë kujdes të shtuar dhe të sigurohet se një gjë e tillë nuk do të përsëritet në të ardhmen
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit:
Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi rekomandimet për dhënie të licencës për Operatoret e Shpërndarjes si dhe rekomandimet për lëshimin e licencës së radios në 5 komuna të Kosovës. .
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE