Të licencuarit
3071 - Lajmi_i_plot | KPM

Luan LATIFI emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KPM-së

30 August 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht 2019, me votim unanim nga të gjithë anëtarët dhe në pajtim me nenin 18 të Ligjit Nr. 04/L-44, e ka emëruar z. Luan LATIFI Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së.

Vendimi për emërimin e z. LATIFI për Kryeshef Ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura në konkursin publik për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP). 

z. Luan LATIFI është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik - drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).

z. Luan LATIFI është i martuar dhe ka dy fëmijë. 

 

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE