27 September 2019
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE
27 shtator 2019, Prishtinë
Në bazë të nenit 21, 22 dhe 23 të ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (Ligji Nr. 04/L-44), në takimin e datës 19 shtator 2019, anëtarët e KPM-së në mënyrë unanime morën vendim për të shpallur:
KONKURS PUBLIK
për dhënien e licencave të reja për transmetimin e programeve në radio, në pesë (5) komuna të Republikës së Kosovës
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), duke u bazuar në kërkesat e pranuara si dhe në interesimet e vazhdueshme të kandidatëve për licenca për ofrimin e shërbimeve mediale audio, sidomos ky interesim për licence te radios është vërejtur edhe ne konkursin e fundit, ka bërë vlerësimin mbi nevojën dhe mundësinë e shpalljes së konkursit publik për frekuencave të lira në disa komuna të Republikës së Kosovës, ku është vlerësuar se ka mungese të shërbimeve mediale audio në nivel lokal dhe regjional, mungesën e pluralizmit medial apo edhe nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të këtij pluralizmi.
Vlerësim është bërë duke u bazuar në Ligjin e KPM-së, respektivisht nenin 9 të këtij ligji, i cili përcakton Politikën e Transmetimit në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, KPM ka identifikuar mundësitë teknike për frekuencat e lira, të cilat janë në pajtim me planin frekuencor të Republikës së Kosovës dhe që të njëjtat mund të dalin në konkurs për dhënien në shfrytëzim kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret konkurruese më së miri.
Komunat për të cilat do të bëhet shpallja e frekuencave të lira për licencimin e radio stacioneve, sipas kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë paraqitur në tabelën si me poshtë:
Komuna |
Kategoria e licencës dhe numri i frekuencave |
Gjuha e transmetimit |
|
1. |
Prishtinë |
Regjionale – 3 Frekuenca |
Shqipe |
2. |
Pejë |
Lokale – 1 Frekuencë |
Shqipe |
3. |
Gjakovë |
Lokale – 1 Frekuencë |
Shqipe |
4. |
Istog |
Lokale – 1 Frekuencë |
Shqipe |
5. |
Elez Han |
Lokale – 1 Frekuencë |
Shqipe |
Konkursi për aplikime mbetet i hapur 30 ditë, duke filluar nga data 27 shtator 2019 deri më 27 tetor 2019, deri në ora 16:00.
Procedurat dhe Kriteret për Aplikim
Procedurat e aplikimit për licencë të KPM-së, si dhe për caktimi i kritereve kualifikuese dhe konkurruese për të marrë pjesë në këtë konkurs publik janë të bazuara kryesisht në nenin 22 të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së.
Sipas Ligjit të KPM-së, respektivisht Nenit 22 paragrafit 4, pikat 1,2,3,4 dhe 5 kriteret të cilat KPM do ti marr parasysh për vlerësim të aplikacioneve të dorëzuara për licencë të transmetimit janë si më poshtë:
Ndërsa kriteret e detajuara si dhe kushtet tjera të nevojshme për plotësimin dhe parashtrimin e aplikacionit për licencë të KPM-së, mund ti gjeni në dokumentet bazë për aplikim si dhe në aktet nënligjore, të listuara si në vijim:
Gjithashtu, Forma e Aplikacionit për licencë mund të merret edhe personalisht në Zyrën Ekzekutive të KPM-së dhe në të njëjtën kohë kandidatët mund të informohen lidhur me procedurat e aplikimit.
Të gjitha dokumentet e bashkangjitura, që do të jenë pjesë përbërëse e aplikacionit, duhet të jenë origjinale, apo të njëjtat duhet të jenë të noterizuara tek noteri (aty ku është e aplikueshme);
Përgjigjet duhet të jenë sa më të hollësishme dhe secila përgjigje duhet të radhitet sipas pyetjeve në bazë të numrit / shkronjës së secilës pikë të paraqitur në këtë aplikacion. Aplikacioni duhet të plotësohet duke u bazuar plotësisht në aktet nënligjore të paraqitura si më lartë.
Aplikacionet si dhe të gjitha materialet përcjellëse do të pranohen vetëm në gjuhën shqipe apo serbe, në pajtim me ligjin për Gjuhët Zyrtare në Republikën e Kosovës.
Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM do të bëhet duke u bazuar në Rregulloren 2014/02 për Vlerësimin e Aplikacioneve për Licencë të KPM-së.
Preferohet që pyetjet që mund të keni lidhur me procesin e aplikimit, t’i bëni me shkrim, duke i drejtuar tek Departamenti i Licencimit pranë Zyrës Ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Media. Aplikacionet duhet të dërgohen në 2 kopje fizike, në adresën e mëposhtme:
rr. “Perandori Justinian”, nr. 124, Qyteza Pejton, 10000, Prishtinë.
Për më shumë detaje vizitoni ueb faqen e KPM-së: www.kpm-ks.org
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE