Të licencuarit
3125 - Lajmi_i_plot | KPM

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MBAN PUNËTORI DY DITORE LIDHUR ME AMANDAMENTIMIN E KATËR AKTEVE NËNLIGJORE

13 November 2019

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është duke zhvilluar një punëtori dy ditore prej 13 – 14 nëntor 2019, lidhur me amandamentimin e katër akteve nënligjore të KPM-së. Nevoja për ndryshimin e rregulloreve në fjalë është e domosdoshme dhe ka për qëllim harmonizimin e tyre me trendin e zhvillimeve në fushën e shërbimeve mediale audiovizuale në përgjithësi, duke krijuar edhe mundësi më të mirë për zbatim të tyre nga KPM si dhe nga të licencuarit e KPM-së.

Në pajtim me nenin 8 të Ligjit për KPM-në, draftet finale të rregulloreve në fjalë do të vihen në dispozicion të publikut dhe të palëve të interesit për komentet e tyre të cilat mund të kontribuojnë në plotësimin e tyre.

Rregulloret që janë në proces të amandamentimit janë si më poshtë:

  • Rregullorja KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio-vizuele;
  • Rregullorja KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio Vizuale;
  • Rregullorja KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audio-Vizuele;
  • Kodi i Etikës KPM-2016-03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio-Vizuele.

 

                                                                                                                    KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE