Të licencuarit
3199 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim

22 June 2020

Zyra Ekzekutive e Komisionit të Pavarur të Mediave njofton të licencuarit dhe publikun se  nga data 20 qershor 2020, nuk do të ketë mundësi të mbajë mbledhje të rregullta dhe rrjedhimisht të marrë vendime, kjo për shkak se Kryetarit dhe një anëtareje të KPM-së iu ka kaluar mandati me 30 maj 2020, ndërsa Nënkryetares i ka kaluar mandati me 20 qershor 2020.

Sipas Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, Neni 15, Procedurat e punës së KPM-së, pika 2 thotë:

2. KPM-ja konsiderohet se është konstituuar nëse në mbledhjen e parë janë të pranishëm së paku dy të tretat (2/3) e anëtarëve të KPM-së.

Aktualisht, Komisioni ka në përbërje 4 anëtarë, pra duhet të jenë së paku 5 nga 7 anëtarët, për të zgjedhur Kryetarin dhe Nënkryetarin. Prandaj, në këtë përbërje nuk mund të bëhet zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit deri në emërimin e anëtarëve tjerë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ndërsa puna e Zyrës Ekzekutive në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara me legjislacionin e KPM-së, vazhdon të zhvillohet normalisht.

Zyra Ekzekutive e KPM-së