Të licencuarit
3218 - Lajmi_i_plot | KPM

XHEVAT LATIFI ZGJEDHET KRYETAR I KPM-së

22 October 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot ka zhvilluar mbledhjen e parë në përbërje të re, pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të këtij organi vendimmarrës nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit kanë votuar për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Komisionit të KPM-së.

Pas procesit të votimit, Kryetar i Komisionit të KPM-së u zgjodh z. Xhevat LATIFI , ndërsa Nënkryetar u zgjodh z. Granit MUSLIU. Mandatet e tyre janë dyvjeçare,  sipas Ligjit për KPM-në.

z. LATIFI ka lindur në Gjilan më 1968. Është  Magjistër i sociologjisë. Për shumë vite ka punuar në media të Kosovës, në projekte të  shoqërisë civile dhe aktivitete të ndryshme të diplomacisë publike si bashkepuntor me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Është anëtar i Albanian PEN Center. Ka botuar dy libra me poezi dhe ka fituar disa çmime të ndryshme letrare.  

Është i martuar me Lumnije Latifin dhe kanë tre fëmijë: Lemba, Valma dhe Bliri.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE