Të licencuarit
3236 - Lajmi_i_plot | KPM

U mbajt tryeza e diskutimit lidhur me Draft-Rregulloren për Pronësinë dhe Koncentrimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele

04 November 2020

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bashkëpunim me Projektin “Liria e shprehjes dhe liria e mediave (JUFREX 2)”  organizuan sot një  tryezë diskutimi në formë online, lidhur me Draft-Rregulloren për Pronësinë dhe Koncentrimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio   dhe Audiovizuele.  Tryezën e moderoi Kryeshefi Ekzekutiv i Komisionit të  Pavarur të Mediave z.Luan LATIFI.  Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues nga KPM, përfaqësuesi i Zyrës së KiE në Prishtinë z.Frank POWER, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së z.Dario DI BENEDETTO, z.Jean-Francois FURNEMONT - ekspert i angazhuar në këtë projekt nga Këshilli i Evropës, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK),  përfaqësues të mediave dhe përfaqësues të operatorëve të shpërndarjes.                                                             

Fjalën hyrëse e mbajti Kryeshefi Ekzekutiv z.LATIFI, ku foli për rëndësinë dhe nevojën e avancimit të rregullimit të çështjes së pronësisë së mediave në tregun medial në Kosovë si dhe procesin e punës së hartimit të draftit të Rregullores për Pronësinë dhe Koncentrimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio  dhe Audiovizuele.

Në vazhdim të tryezës së diskutimit, pjesëmarrësit patën mundësinë që të paraqesin qëndrimet dhe opinionet e tyre lidhur me draft rregulloren në fjalë si dhe japin komente dhe sugjerime.

Përfaqësuesit e KPM-së dhe eksperti i angazhuar në këtë projekt nga Këshilli i Evropës, paraqitën shembujt nga BE-ja për rregulloren mbi pronësinë dhe koncentrimin e mediave.  

Në përfundim të tryezës, pjesëmarrësit u dakorduan që të vazhdohet puna në procesin e finalizimit të draftit të  Rregullores për Pronësinë dhe Koncentrimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio  dhe Audiovizuele. 

 

Komisionin e Pavarur të Mediave