13 November 2020
Komisioni i Pavarur i Mediave me datën 3 nëntor 2020, ka miratuar Rregulloren Nr. KPM-2020/01 përmes të cilës ka shfuqizuar Rregulloren KPM-2016/01.
Me Rregulloren e re KPM-2020/01, konkretisht me nenin 9 të kësaj rregullore është përcaktuar se statusin e bartjes s e obligueshme në operatoret e shpërndarjes e gëzojnë vetëm televizionet me transmetim tokësor (ato të cilat shfrytëzojnë frekuencë transmetimi), ndërsa televizionet tjera të cilat operojnë jashtë brezit frekuencor nuk e gëzojnë statusin e bartjes se obligueshme.
Bazuar në nenin 10, paragrafi 1, të Rregullores KPM-2020/01, ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele që nuk e gëzojnë statusin e bartjes se obligueshme, mund të barten nga operatoret e shpërndarjes vetëm në bazë të një marrëveshje valide me OSHMA-në përkatëse, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 10 të Rregullores KPM-2020/01.
Për sqarime dhe informata shtesë në lidhje më këtë çështje, ju lutem i referoheni nenit 10 të Rregullores KPM-2020/01.
Të bashkangjitur e gjeni Listën e ofruesve të shërbimeve mediale me statusin e bartjes se obligueshme për zonën e tyre të mbulimit, ashtu siç është përcaktuar në nenin 9, paragrafi 7 dhe 8 të Rregullores KPM-2020/01.
Komisioni i Pavarur i Mediave