Të licencuarit
3288 - Lajmi_i_plot | KPM

Kërkesë ndaj të licencuarve të KPM-së për ofrimin e raporteve vjetore për vitin 2020

27 January 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) u rikujton të gjithë të licencuarve që deri në fund të muajit mars, presim të dorëzoni në KPM raportet vjetore për vitin 2020, për të përmbushur kështu obligimin ligjor të përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenin 28, paragrafi 1, i cili thekson se:

Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor  KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj”.

Raportet vjetore me të dhënat e kërkuara, duhet të dorëzohen në Zyrën e KPM-së jo më vonë se deri më 31 mars 2021. KPM ju siguron se informacionin e ndjeshëm komercial që paraqitet në raportin tuaj vjetor nuk do t’ia publikojë asnjë personi, përveç nëse me ligj kërkohet të veprohet ndryshe.

Në rastet kur KPM konsideron se informacioni i paraqitur në raportin vjetor nuk është i plotë, ju njoftojmë se KPM mund të kërkojë informacione shtesë për të kompletuar raportet dhe për të vërtetuar saktësinë e informacionit të kërkuar.

Mos raportimi vjetor përbën shkelje të ligjit dhe shërben si bazë për inicimin e procedurave për masa sanksionuese ndaj të licencuarve, në pajtim me Ligjin për KPM-në.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE