Të licencuarit
3289 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim për të licencuarit

01 February 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në mandatin ligjor, në vazhdimësi është duke kryer monitorimin e mediave për të vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me Ligjin e KPM-së dhe aktet nënligjore të KPM-së, për sa i përket sponzorizimit dhe vendosjes se produkteve në emisionet e lajmeve dhe programet për çështje aktuale.

KPM ju rikujton se sponzorizimi dhe vendosja e produkteve në emisionet e lajmeve dhe programet për çështjet aktuale,  është e ndaluar sipas Ligjit të KPM-së dhe Rregullores KPM-2017/07.

KPM sqaron të licencuarit se nuk behët fjalë për ndalimin në tërësi të formave të reklamimit, mirëpo vetëm në disa emisione ku trajtohen çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin në interes të publikut.

Prandaj, KPM kërkon nga të licencuarit që t’i përmbahen rregullave që kanë të bëjnë me ndalimin e sponzorizimit dhe vendosjes së produkteve dhe se KPM mbetet gjithnjë në dispozicion të palëve që në çdo kohë të ofrojë sqarime në lidhje me zbatimin e këtyre kërkesave ligjore.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE