19 March 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 16 mars 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI, ka mbajtur mbledhje e tretë të rregullt për këtë vit. Fillimisht Komisioni ka miratuar agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.
Në këtë mbledhje sipas rendit të ditës, KPM ka shqyrtuar rastet ligjore që lidhen me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurt 2021, për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se mediave me Udhëzuesin për zbatimin e Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme Nr. 03/L-073, ka bërë monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele gjatë heshtjes zgjedhore. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit, KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht Kodit të Etikës KKPM-2016/03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audio-vizuele si dhe të Kreut VIII të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM.
Komisioni i ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore dhe pas shqyrtimit ka ardh në përfundim se në të gjitha këto raste subjektet janë gjetur në shkelje të legjislacionit.
Pas shqyrtimit të rasteve ligjore të shkeljeve, Komisioni vendosi si në vijim:
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.
Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesë për frekuenca shtesë për radio, kërkesa për licencimin e OSHMA përmes operatorit të shpërndarjes dhe kërkesë për ndryshim të pronësisë. Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:
Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të lartcekura, Komisioni erdhi në përfundim se të gjitha kërkesat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE