Të licencuarit
3348 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga Komisioni i Pavarur i Mediave

24 March 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) njofton publikun dhe përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele, se në mbledhjen e mbajtur me 16 mars 2021, ka vendosur të PEZULLOHET përkohësisht lëshimi i licencave për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes, deri në përcaktimin e kritereve dhe procedurave të reja për licencimin e tyre. Lidhur me këtë çështje, Komisioni ka vendosur që të iniciohet procedura për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2017/02.

Për më shumë detaje ju lutem gjeni të bashkëngjitur  Vendimin.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE