20 April 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 16 prill 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI, ka mbajtur mbledhje e katërt të rregullt për këtë vit. Komisioni ka miratuar fillimisht agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e kaluar.
Sipas rendit të ditës, Komisioni shqyrtoi Raportin tremujor të punës së KPM-së, për periudhën periudha janar-mars 2021. Pas shqyrtimit, Komisioni ka miratuar Raportin tremujor, i cili bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, përcillet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit, që kishin të bënin me licencimin e ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuele (OSHMA) me transmetim përmes rrjetit te OSH-ve, kërkesë për ndryshim të emrit.
Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:
Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.
Ndërsa sa i pikës tjetër që ishin në rend dite, atë të rasteve ligjore lidhur me shkeljen të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, respektivisht për mos sjellje të ditarëve A dhe B, pas diskutimit për këtë pikë, Komisioni vendosi që të vendimin ta shtyjë për mbledhjen e radhës.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE