28 May 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 26 maj 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat LATIFI, ka mbajtur mbledhje e pestë të rregullt për këtë vit. Komisioni ka miratuar fillimisht agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e kaluar.
Sipas rendit të ditës, Komisioni ka shqyrtuar disa kërkesa në rastet e licencimit, që kishin të bënin me licencimin e ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuele (OSHMA) me transmetim përmes rrjetit te OSH-ve, kërkesë për ndryshim të emrit, kërkesë për ndryshim të pronësisë, kërkesë licencim të Operatorit të Shpërndarjes
Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:
Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni erdhi në përfundim se të gjitha aplikacionet i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.
Në lidhje me shkeljet e evidentuara gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2021, KPM ka iniciuar disa raste ligjore për mos sjellje të ditarëve A dhe B, të cilat kanë të bëjnë me shkelje të Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës Nr. 03/L-073, për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM.
Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore dhe ka konstatuar se këto OSHMA: Kanal 10, TE7 , Radio 7, Top Radio, Radio Gjilani, Radio Rinia, Radio Victoria, TV Vali, Radio Max, Radio 7 Kosova, Radio Club FM, Radio Prishtina, Radio Urban FM Prishtinë, Radio Dardania, Radio Helix, Radio Urban FM Prizren, kanë vepruar në kundërshtim me nenin 49, paragrafi 7, të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet, duke mos i sjellë Ditarët A dhe B.
Prandaj Komisioni vendosi që këto OSHMA të sanksionohen me masën sanksionuese me gjobë, në shumën prej një mijë (1000) euro, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3, të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 49, paragrafi 7, të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa raste tjera ligjore:
Komisioni gjithashtu ka diskutuar edhe për çështjen e inicimit të procedurës së ndryshimit të Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale KPM-2017/02, sa i përket kritereve dhe procedurave për lëshimin e licencave për Ofrues të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale me transmetim përmes rrjetit të Operatorëve të Shpërndarjes, Komisioni vendosi që të iniciohet procedura dhe të themelohet Grupi Punues për Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale KPM-2017/02.
KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE