Të licencuarit
3378 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

02 August 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 29 korrik 2021, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e nëntë të rregullt për këtë vit. Fillimisht Komisioni ka miratuar  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në këtë mbledhje sipas rendit të ditës, KPM ka shqyrtuar rastet ligjore që lidhen  me shkeljen e Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenit 28, paragrafi 1, i cili përcakton se:

Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor  KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj”.

Pra Ofruesi i Shërbimit Medial Audiovizuel, në bazë të nenit 28 të Ligjit të KPM-së, është i obliguar të dorëzojnë raportin vjetor në KPM, përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera.

Komisioni i Pavarur i Mediave ka gjetur se edhe pas kalimit të afatit të përcaktuar me nenin 28 të Ligjit të KPM-së, Ofruesit e Shërbimeve  Mediale Audiovizuele (OSHMA) të renditura me poshtë, kanë dështuar të veprojnë në pajtim me Ligjin e KPM-së, duke mos dorëzuar raportin vjetor për vitin 2020. Komisioni i ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore dhe pas shqyrtimit ka ardh në përfundim se në të gjitha këto raste subjektet janë gjetur në shkelje të legjislacionit.

Pas shqyrtimit të rasteve ligjore të shkeljeve, Komisioni vendosi që OSHMA-të në vijim sanksionohen me masën Vërejtje.

Radio Dodona, Rapital Fm, Radio 7 Kosova, Radio Kent FM, Radio Club Fm, Top Iliria Radio, Radio Criteria Obiliq, Radio Kent FM2, Radio Urban FM, Tv Zoom, Tv Kosova Channel, Olti Tv, Mbtv, Tv Diaspora, A9 International, Tvr, Tv Dialog, Premier Songs, Tv Llapi, Labia Tv, Balkan Hot, Balkan Hot 2, Tv Tajna, Telebet, Decija Tv, American Tv Of Kosova dhe Click Channel.

Gjithashtu lidhur me shkeljen e nenit 28 të Ligjit për KPM-në, Komisioni i Pavarur i Mediave ka gjetur se OSHMA-të e renditura në vazhdim, të cilat janë sanksionuar në vitin 2020 me Vërejtje për shkelje të nenit 28 të Ligjit të KPM-së, për mos sjellje të raportit vjetor për vitin 2019, edhe përkundër vendimit sanksionues të KPM-së, kanë dështuar të veprojnë në pajtueshmëri me nenin 28 të Ligjit të KPM-së.

Radio Capital Fm, Radio Urban Fm Prizren, Radio Kent Fm Prishtinë, Radio Urban Fm,  Radio Kent Fm 2 Mamushë dhe Tribuna Channel.

Komisioni i KPM-së ka shqyrtuar të gjitha këto raste të shkeljeve ligjore dhe ka konstatuar se këto OSHMA janë gjetur në shkelje të legjislacionit,  prandaj Komisioni vendosi që këto OSHMA të sanksionohen me masën sanksionuese me gjobë, në shumën prej një mijë (1000) euro, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1.3, të Ligjit të KPM-së.

– Ankesa e z. Shkëlzen Morina ndaj KTV – pas shqyrtimit të rastit Komisioni ka gjetur se sa i përket pretendimeve për shkelje, për pasaktësi, balancim, njëanshmëri, sulme personale, cenim të të drejtave individuale, KTV ka vepruar në pajtueshmëri me Kodin e Etikës KKPM 2016/03. Ndërsa, sa i përket pretendimit të MPJD-së lidhur me të drejtën e reagimit, KPM ka gjetur KTV me mos transmetimin e plotë të reagimit të Palës Ankuese ka bërë shkelje të nenit  10, paragrafi 1, të Kodit të Etikës KKPM-2016/03.  Prandaj Komisioni vendosi sanksionojë KTV me Vërejtje si dhe obligohet KTV që në afat  prej (7)  ditësh të transmetojë reagimin e palës ankues, ashtu siç përcaktohet me nenin 10, paragrafi 2, i Kodit të Etikës KKPM-2016/03.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.

Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesë për frekuenca shtesë për radio, kërkesa për ndërprerje të licencës se operatorit të shpërndarjes dhe kërkesa për ndryshim të pronësisë. Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:

  • Eagle – Vendim për ndërprerje të licencës se Operatorit te Shpërndarjes;
  • Radio Festina – Vendim për ndryshim te pronësisë;
  • Paper Radio – Vendim për ndryshim te pronësisë;
  • Connect ISP – Vendim për ndërprerjen e licencës se operatorit te shpërndarjes; dhe
  • TV Syri Vision – Vendim për ndryshim te pronësisë.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të lartcekura, Komisioni  erdhi në përfundim se të gjitha kërkesat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.

Në këtë mbledhje Komisioni ka diskutuar lidhur me vendimin e KPM-së për pezullim te rregullores nr. KPM-2017/02ka, duke marr për bazë faktin se pas inicimit të procedurës për ndryshimin e Rregullores janë vërejtur çështje të cila kërkojnë kohë me të gjatë për vlerësimin dhe se procedurat për ndryshimin e kësaj Rregullore dhe rishikimi i kritereve për licencim kërkojnë kohë relativisht të gjatë dhe konsultime me praktikat të vendeve tjera, Komisioni vendosi që pezullimi i lëshimit të licencave të ndërpritet, në mënyrë që kërkesat eventuale për licencim të trajtohen dhe kandidatet potencial të pajisen me licenca transmetimi deri në hyrjen në fuqi të Rregullores se re. Ndërsa mbetet në fuqi vendimi për inicimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2017/02.

Komisioni i Pavarur i Mediave