Të licencuarit
3381 - Lajmi_i_plot | KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave priti në takim përfaqësues nga Save the Children

17 August 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave zhvilloi sot një takim pune me organizatën Save the Children.

Në fillim të takimit, përfaqësuesit e KPM-së shprehën kënaqësinë për  bashkëpunimin në mes të KPM-së dhe  organizatës Save the Children si dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim institucional të thellohet ende. Gjithashtu edhe nga ana e Save the Children u tha se pajtohen për rritjen e intensitetit të bashkëpunimit dypalësh.

Tema kryesore e diskutimit në këtë takim ishte amandamentimi i kornizës nënligjore të KPM-së, tek pjesa për mbrojtjen e fëmijëve në media konform Ligjit 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës, respektivisht obligimet ligjore që dalin nga ky ligj në raport me KPM-në. Sipas këtij ligji, KPM ka mandat ligjor sigurimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e dëmshme programore të transmetuara nga të licencuarit e KPM-së, si ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audio vizuale dhe operatorët e shpërndarjes.

Gjithashtu KPM-ja në bashkëpunim me institucionet e tjera me akt nënligjor përcakton mënyrat e mbrojtjes së Fëmijëve në media me theks të veçantë për fëmijët të cilët janë nën përkujdesje institucionale.

Në vazhdim të takimit, pjesëmarrësit diskutuan dhe shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen, me theks të veçantë mbrojtjen e fëmijëve në media, e kjo do mund të realizohej duke organizuar dhe marr pjesë në projekte të përbashkëta.

Komisioni i Pavarur i Mediave