07 October 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave mbajti takim me përfaqësuesit e Operatorëve të Shpërndarjes dhe atyre të VAPIK në lidhje me regjistrimin e marrëveshjeve për të drejtat e autorit.
Në kuadër të këtij takimi u diskutua në lidhje me regjistrimin e marrëveshjeve për të drejtat e autorit nga Operatorët e Shpërndarjes në shoqatën VAPIK.
Përfaqësuesit e operatoreve u shprehen se janë për zbatimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit, mirëpo shprehën shqetësimet e tyre në lidhje lartësinë e tarifave të cilat duhet t’i paguajnë shoqatës VAPIK.
Ndërsa Shoqata VAPIK kërkoi edhe një herë që të zbatohet Ligji dhe Vendimi i Qeverisë sa më shpejt, duke u bërë regjistrimi i marrëveshjeve sipas kërkesave ligjore, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja autoreve dhe prodhuesve. Shoqata VAPIK gjithashtu kërkoji nga KPM-ja që t’i pranojë vetëm marrëveshjet të cilat janë të regjistruara në VAPIK.
Si përfundim i këtij takimi palët u dakorduan që të organizojnë një takim me Ministrinë e Kulturës, ku në atë takim do të diskutohet për çmimin e tarifave dhe uljen e tyre.
Komisioni i Pavarur i Mediave