Të licencuarit
3412 - Lajmi_i_plot | KPM

Shtyhet afati për komente publike për DRAFT Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele

15 October 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 17 shator 2021, ka aprovuar për dëgjim publik: DRAFT Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele. Periudha e hapur për komente publike ka qenë prej datës 27 shtator 2021 deri më 15 tetor 2021. Me qëllim që të ofrojë mundësi shtesë për të gjitha palët e interesuara të japin komentet e tyre me shkrim për rregulloren e lartcekur, KPM ka marrë vendim për shtyrjen e afatit të periudhës së hapur për komente publike deri me 22 tetor 2021.

KPM fton edhe një herë përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë përmes e-mailit: info@kpm-ks.org.

Komisioni i Pavarur i Mediave